Meshkujt e zhveshur paragjykohen

Mediale Vip

Meshkujt e zhveshur paragjykohen

Nga: Maksim Gjokaj Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:11

“Këto kohërat e fundit kanë filluar edhe meshkujt ta thejnë këtë tabu dhe nuk e di se a është audienca e gatshme ta pranojë një gjë të tillë . Reflektimi i dritës në një trup të bukur ngërthen art ndërveti si te femrat ashtu edhe te meshkujt”

Sytë tanë hapen katër kur shohim një modele ose vajzë të shoë-bizit shqiptar e cila ka guxuar të pozojë top-less ose nudo, por kur një mashkull i njohur ose thjesht një model realizon një foto të tillë edhe nga vetë vajzat paragjykohet. Nuk është se meshkujt shqiptarë të njohur apo jo nuk kanë pozuar të zhveshur apo në gjuhën e një fotografi do të ishte fjala e duhur “nudo”. Disa prej të anketuarve tanë që janë fotografët më të njohur në trojet shqiptare përsa i i pëket fotove artistike dhe shumë fashion, edhe mund të kenë fotografuar një mashkull të tillë, por klienti i tyre nuk ka dashur që të reklamohet ajo foto, e disa prej tyre thonë që s’kanë fotografuar kurrë një mashkull VIP të zhveshur, disa edhe mund ta bëjnë. Por cili është reagimi i tyre dhe a kanë edhe vetë artistët fotografë paragjykime për një mashkull që realizon foto të tilla?

Veton Osmani
“Unë mendoj se nëse ndalemi dhe e shikojmë historinë e pozimit atëherë vërejmë që meshkujt nuk kanë qenë si pikë e fortë e sidomos pozimit nudo. Mendoj se kur flitet për foto ‘hot” menjëherë mendja të asocion me një trup femre .Këto kohërat e fundit kanë filluar edhe meshkujt ta thejnë këtë tabu dhe nuk e di se a është audienca e gatshme ta pranojë një gjë të tillë . Reflektimi i dritës në një trup të bukur ngërthen art ndërveti si te femrat ashtu edhe te meshkujt”

Juxhin Kurti
“Deri më sot nuk më ka ndodhur të fotografoj një model mashkull dhe të zhveshur, sepse nuk hyn në stilin e fotove të mia. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe sepse tek e fundit këto foto bëhen dhe nga vipat e huaj qoftë modelë, aktorë apo këngëtar. Po sepse në Shqipëri jemi mësuar paska me imazhin e një femre që zhvishet në foto, ndërsa për modelët meshkuj mbetet ende e keqkuptuar”

Naser Ismaili
“Nëse shohim një vajzë të zhveshur nëpër sesione në faqen e parë të një reviste apo në një portal gjithmonë vërehet që ajo foto "ngreh pluhur" më shumë. Në shumë raste janë vajzat ato që promovojnë më shumë dhe janë djemtë ata që nuk hezitojnë që të klikojnë në atë foto dhe të japin mendimin e që zakonisht dijnë të jenë komente pozitive. E nëse del një djalë që është pak më i zhveshur, ndodh që pjesa dërmuese e komenteve të jenë negative, shkaku që vajzat në rrethin tonë nuk e shprehin edhe aq mendimin në publik edhe nëse i pëlqen një foto e tillë, dhe radhën jua japin djemve që në këto raste normal nuk ju duket tërheqëse dhe ndoshta nganjëherë lun rol edhe xhelozia e vogël”

Renuar Locaj
“Nuk kam fotografuar meshkuj nudo, por nëqoftëse është një projekt për të cilin një mashkull duhet të fotografohet nudo s’ka ndonjë gjë varet për çfarë bëhet ai shooting”.

Visar Sopi
“Sigurisht që çdo fotograf profesional i cili për objektiv ka njerëzit gjatë karrierës se tij ballafaqohet me lloj-lloj rasti. E këtu nuk anashkalohen as rastet kur klienti kërkon diçka më specifike, pra në këtë rast po i veçojmë fotografitë nudo tek gjinia Mashkulore. Për mendimin tim Akt-fotografia apo fotografitë nudo në mënyrë të veqantë tek ne shqiptarët është diçka që edhe pse ndoshta shpesh nga shumë njerëz qofshin ata njerëz të rendomtë apo edhe figura publike preferohen, por në fakt janë shum të rrallë ata të cilët me dëshirën e tyre do t’i prezantonin publikisht ato. Arsyeja e vetme e kësaj dukurie në shoqërinë tonë është që meshkujt shqiptarë në përgjithësi janë më të lidhur pas familjes dhe kanë një karakter dhe moral më të fortë se shumica e popujve tjerë qofshin ata afër apo larg vendit ku ne jetojmë. Prandaj kjo është edhe arsyeja që një mashkull shqiptar edhe pse ndoshta e preferon dhe kërkon që të bëje fotografi nudo nuk i prezanton ato asnjëherë publikisht”.

Besim Mydyti
“Unë s’kam pasur ndonjë rast të fotografoj ndonjë mashkull të zhveshur, por zakonisht fotografimi nudo bëhet për ndonjë punë, reklamë apo për punime për fakultet, po ashtu nuk ma merr mendja që e bëj një foto të tillë. Sa për femrat, ato janë art në vete, po përveç që i kam fotografuar disa foto me “body painting”, foto nudo të femrave nuk kam fotografuar megjithëse kërkesa kam pasur”./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat