Me nderime të lartë përcillet këngëtari Gent Demaliaj

Mediale Vip

Me nderime të lartë përcillet këngëtari Gent Demaliaj

Nga: Maksim Gjokaj Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:02

Kolegë dhe miq, artistë dhe drejtues të lartë të shtetit kanë përcjellë me shumë nderime për në banesën e fundit artistin që u nda nga jeta dje në moshën 40-vjecare, Gentian Demaliaj.

Trupi i pajetë i solistit të grupit të famshëm shqiptar “Djemtë e Detit”, është vendosur gjatë ditës së mërkurë në ambientet e RTVSH-së.

Genti siç e quanin të gjithë nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e tij, ndërsa do të mbahet mend për zërin e tij unik dhe për hitet e tij që i dha rockut të vërtetë dhe muzikës shqiptare./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat