Pamela nuk e konsideron veten të bukur

Mediale Vip

Pamela nuk e konsideron veten të bukur

Më: 27 janar 2015 Në ora: 21:39

Pamela Anderson asnjëherë nuk e ka konsideruar veten mjaftueshëm të bukur për të qenë modele.
Aktorja amerikane për një kohë të gjatë e ka mbajtur titullin e femrës më seksi në planet, porse ajo nuk ka një mendim të tillë për veten.
“Sapo kam nënshkruar me agjencinë Next Modelling për reklama dhe prezantime. Është e çuditshme. Asnjëherë nuk jam ndier aq e bukur për të qenë modele”, është shprehur 47-vjeçarja.
Megjithatë, Pamela thotë që beson se nuk i mungon bukuria e brendshme.
“Nëna ime më ka thënë gjithmonë se bukuria vjen nga brenda. Dhe e di se ndoshta është klishe, por e besoj këtë. Dhe mendoj se pikërisht ajo (bukuria e brendshme) zgjat përgjithmonë”, ka shtuar ish-ylli i “Baywatch”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat