Mister Bean kërkon të shesë McLaren e tij për 11 milion euro

Mediale Vip

Mister Bean kërkon të shesë McLaren e tij për 11 milion euro

Më: 27 janar 2015 Në ora: 21:31

Mister Bean po tenton që të shesë makinën e tij McLaren për 11 milionë euro. Komiku anglez Rowan Atkinson, kërkon që të shpëtojë nga makina e tij, prodhim i vitit 1997 pas 66 mijë Km rrugë. Më makinën e tij ngjyrë vjollcë, aktori ka bërë dy aksidente.

Në 2011 automjeti u shkatërrua pothuajse tërësisht. McLaren F1 , Rowan Atkinson, kërkon që ta shesë për 10.7 milionë euro. Aktori i njohur me origjinë britanike, kërkon që ta heqë qafe pas më shumë se 18 vjetësh. Shitjen e McLaren F1, Mister Bean ia ka besuar shoqërisë londineze ‘Taylor and Crawley’. Seria e kësaj makine është prodhuar në numër të vogël dhe është një nga makinat sportive më të rralla në Angli.

Ajo u ble e nga aktori komik në 1997 dhe ishte shumë i pasionuar pas makinës. Në 2011, në Goodwood, Mister Bean u përfshi në një aksident të rëndë. Për të riparuar u deshën plot 1.2 milionë euro. Gjithashtu edhe në 2009 McLaren u dëmtua nga një përplasje. Me pak fjalë, një makinë me histori për të treguar , një origjinë e veçantë dhe një pronar super i famshëm, janë këto tre arsye shumë të mira për të kërkuar një çmim tronditës .
26 janar 2015.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat