Kristen Stewart ka nevojë për pak pushim nga kinematografia

Mediale Vip

Kristen Stewart ka nevojë për pak pushim nga kinematografia

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:40

Aktorja Kristen Stewart ka deklaruar se ka nevojë të shkëputet nga kinematografia “për të marrë frymë”.

24-vjeçarja po promovonte filmin e saj të fundit me titull ‘Still Alice’ në një emision televiziv amerikan kur tha se dëshironte të qetësohej dhe t’i përkushtohej pasioneve të saj.

“Dua të qëndroj në shtëpi tani sepse kam bërë shumë filma në dy vitet e fundit. Kam nevojë të marr frymë dhe të merrem me gjëra të tjera. Dua të pikturoj dhe të shijoj diçka tjetër”, deklaroi protagonistja e sagës ‘Twilight’.

Stewart sqaroi se kjo nuk do të thotë që po planifikon të bëhet piktore: “Nuk dua të keqkuptohem. Nuk është se tani jam bërë piktore. Është thjesht hobi.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat