Tom Cruise përgjonte Nicole Kidman

Mediale Vip

Tom Cruise përgjonte Nicole Kidman

Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:40

Tom Cruise përgjonte Nicole Kidman, duke vënë nën kontroll telefonin e saj. Në periudhën që ishte i martuar me aktoren e famshme, Tom ishte në dijeni të gjithçkaje që ndodhte me të.
Ky fakt është treguar nga dokumentari “Going Clear: Scientology & The Prison of Belief” i Alex Gibney, i prezantuar në Sundance Film Festival në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në dokumentar tregohet se përgjimi i telefonatave të Kidman nga ana e Cruise, u bë me sugjerimin e kreut të kishës David Miscavige.
Kjo gjë ndodhi në periudhën kur çifti kaloi një vit të tërë në Angli për xhirimet e filmit “Eyes Wide Shot”.

Thuhet se Cruise ishte i shqetësuar për të shoqen dhe për këtë arsye vuri nën kontroll telefonatat e saj. Pikërisht përgjimet e Tom duket se kanë shërbyer si shkak për divorcin mes çiftit të aktorëve në vitin 2001.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat