Beyonce, paguan 880.000 EURO për bukuri

Mediale Vip

Beyonce, paguan 880.000 EURO për bukuri

Më: 26 janar 2015 Në ora: 23:48

Për Beyonce, pamja është gjithçka dhe për të qenë përherë e bukur e në formë, ajo shpenzon gjithmonë shuma të mëdha në qendrat e trajtimit dhe të bukurisë. Siç e thamë, tejet e rëndësishme është pamja për këtë bukuroshe dhe për të pasur përherë të njëjtin llok, ajo ka pas vetes një ekip të tërë kuratorësh.

“Beyonce është shumë e dhënë pas pamjes së saj dhe për këtë arsye nuk del asnjëherë nga shtëpia pa pasur dikë që ti rregullojë flokët. Për të është një skuadër e gjitha në dispozicion, si për aparencën edhe për trupin”,- ka thënë një burim për “OK! Magazine”.

Me sa duket, këngëtarja shpenzon me qindra euro çdo javë për të qenë e mahnitshme. Kjo nënkupton, përpara së gjithash, trajtime të rregullta të fytyrës dhe me sa duket, është pikërisht falë këtyre trajtimeve që fytyra e lëkura e saj duket aq e re dhe e lëmuar.

Sipas thashethemeve, 33 vjeçarja harxhon për bukurinë e saj rreth 880 mijë euro në vit për dietologen (44 mijë euro), trajnuesen personale (117 mijë euro), ekuipazhin e palestrës e të fitnesit.

Edhe kujdesi ndaj thonjve është shumë i rëndësishëm për të sa që harxhon rreth 19 mijë euro për 12 muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat