U konfirmua: Alban Skënderaj me 17 shkurt në Gjakovë

Mediale Vip

U konfirmua: Alban Skënderaj me 17 shkurt në Gjakovë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:44

U përfol se do të jetë me 17 shkurt në Gjakovë, e tashmë edhe vetë Alban Skenderaj e ka konfirmuar këtë, ai përmes një postimi në Facebook, ka lajmëruar se koncerti ‘Tingujt e ditarit tim’ do të mbahet edhe në Gjakovë...

Ky është postimi që ka lënë Alban Skenderaj në faqet e tij zyrtare në rrjete sociale:

Miq, Jam tepër i lumtur dhe sërish i emocionuar për rishfaqjen e Koncertit recital "Tingujt e Ditarit Tim".
Eventi që për 3 net radhazi në Tiranë më dhuroi një magji të paprovuar më parë, këtë herë do të shfaqet në Kosovë në qytetin me histori patriotike dhe kulturorë mbarë kombëtare, Gjakovë”, shkruan këngëtari.
Ndërkaq Albani vazhdon tutje. “Ndihem i nderuar që si datë e koncertit është zgjedhur dita e Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurt. Me këtë rast do të ndajmë së bashku gëzimin kulmor të një dite të shënuar ku muzika dhe vlerat kombëtare do të shkrihen në njëra tjetrën dhe do të përcillen në mënyrë të mirëfilltë dhe me një cilësi të lartë të një publiku me të vërtetë artdashës. Arti është një forcë e madhe mobilizuese që i bashkon njerëzit drejt arritjeve dhe synimeve të mëtejshme. Falënderoj nga zemra Bashkinë e qytetit të Gjakovës dhe Kryetaren e saj Mimoza Kusari për angazhimin dhe mbështetjen e plotë që "Tingujt e ditarit tim" të realizohet. Ditët në vijim do kemi më shumë informacion dhe detaje rreth koncertit. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Përzemërsisht, Albani”,

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat