Johnny Depp, çfarë dështimesh!

Mediale Vip

Johnny Depp, çfarë dështimesh!

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:04

Dikur në derën e tij trokisnin pa pushim ofertat e regjisorëve, por tashmë ato jo vetëm që janë rralluar, por për më tepër kanë rezultuar edhe në dështim pas dështimi.

“Mortdecai” është filmi i fundit i Johnny Depp. Komedia me të cilën aktori shpresonte ringritjen, rezultoi një dështim edhe më i madh se sa “Transcendence”, “The Lone Ranger” dhe “The Rum Diary”, duke arkëtuar vetëm 4.1 milion dollarë në një fundjavë në Shtetet e Bashkuara, shuma më e ulët e një filmi ku Depp ka qenë protagonist në 15 vitet e fundit.

Kjo pasoi dështimet në arkëtime të “Transcendence”, një film me buxhet 100 milion dollarë që arkëtoi vetëm 23 milion të tilla, as një të katërtën e shpenzimeve. Po ashtu edhe “The Lone Ranger” i kryqëzuar nga kritikët e që në ‘box office’ nuk mbuloi as gjysmën e shpenzimeve të veta. Po gjysmën e shpenzimeve preku edhe “The Rum Diary”.

E nëse ecet sipas këtij trendi, as komedia “Mortdecai” nuk ka për të mbuluar shpenzimet e veta dhe kjo do të përkthehej në një tjetër goditje për Johnny Depp, që ndoshta është në perëndim të karrierës së tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat