“American Sniper” vazhdon të jetë më i shikuari (Video)

Mediale Vip

“American Sniper” vazhdon të jetë më i shikuari (Video)

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:16

Filmi “American Sniper” ka mbajtur vendin e parë në ‘box office’ në javën e dytë radhazi.

Drama e luftës me Bradley Cooperin në rol kryesor, ka përfituar 64.3 milionë dollarë në fundjavën që lamë pas duke e ngritur në 200 milionë dollarë shumën e përfitimeve të deritanishme.

Filmi i dytë më i shikuar ishte “The Boy Next Door” me Jennifer Lopezin në rol kryesor (15 milionë dollarë), ndërsa top-treshin e mbyll “Paddington” (12.3 milionë dollarë).

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada:

1. American Sniper – 64.3 milionë dollarë
2. The Boy Next Door – 21 milionë dollarë
3. Paddington – 12.3 milionë dollarë
4. The Wedding Ringer – 11.6 milionë dollarë
5. Taken 3 – 7.6 milionë dollarë
6. The Imitation Game – 7.1 milionë dollarë
7. Strange Magic – 5.53 milionë dollarë
8. Selma – 5.5 milionë dollarë
9. Mortdecai – 4.1 milionë dollarë
10. Into The Woods – 3.8 milionë dollarë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat