Elhaida performon në natën e parë të Eurovizionit

Mediale Vip

Elhaida performon në natën e parë të Eurovizionit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:28

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Ehaida Dani, është caktuar të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Shorti i hedhur sot ka caktuar përfaqësuesen shqiptare të performojë në natën e parë kur do të performojnë edhe fqinjët tanë si Greqia, Maqedonia dhe Serbia. Në mesin e 16 konkurrentëve këtë natë, Elhaida do të performojë e 14-ta.

Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit do të mbahet më 19 maj, derisa e dyta dy ditë më pas më 21 maj, kur do të performojnë 17 vende të tjera.

Fituesit do të performojnë edhe në finale që mbahet dy ditë tjera më vonë, 23 maj, në Vjenë të Austrisë.

Elhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Diell”, me të cilën doli fituese në Festivalin e 53-të të Këngës muajin e kaluar.

Gjysmëfinalja e parë:

Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Estonia, Holanda, Moldavia, Finlanda, Belgjika, Armenia, Serbia, Danimarka, Bjellorusia, Rumania, Spanja, Austria, Franca, Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria.

Gjysmëfinalja e dytë:
Norvegjia, Irlanda, Çekia, Lituania, San Marino, Malta, Portugalia, Mali i Zi, Zvicra, Azerbajxhani, Sllovenia, Letonia, Polonia, Islanda, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Izraeli, Qipro dhe Suedia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat