Ylli i Holivudit dhe e Dërguara Speciale e Kombeve të Bashkuara për rrefugjatët (UNHCR), Angelina Jolie ka vizituar kampin e refugjatëve jezidë në Duhok, në veri të Irakut, ku më pas mbajti konferencë për media gjatë të cilës u bëri thirrje liderëve botërorë të gjejnë mënyrë për të zgjidhur problemin e kampit.
Sipas informatave të marra nga AA, Angelina Jolie nën masa të rrepta sigurie ka vizituar jezidët në kampet e refugjatëve Hanke, që ndodhet 10 kilometra në perëndim të Duhokut.
Jolie gjatë vizitës u informua për gjendjen e refugjatëve të kampit të cilët në këtë vend u arratisën për shkak të sulmeve të organizatës terroriste ISIL. Së bashku me Jolie ishin edhe përfaqësues të OKB-së dhe qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, raporton AA, transmeton Telegrafi.
Pas vizitës së kampit Jolie në konferencën për media i shpreh se ajo çfarë ka parë në kampin ishte me të vërtetë e trishtueshme. Me atë rast Jolie ftoi liderët botërorë të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemin e kampit refugjatësh në Irak.
“Këta njerëz, duke përfshirë edhe një pjesë të atyre që u larguan nga Siria janë në gjendje mjaftë të keqe. Gjatë luftës në Siri janë zhvendosur 13 milionë njerëz. Në mesin e tyre janë të persona të sëmurë dhe të pastrehë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë përpjekje për dhënien e ndihmës këtyre njerëzve. Edhe pse që nga fillimi i ngjarjeve në Siri kanë kaluar pesë vite këta njerëz janë në gjendje shumë të keqe. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tha ajo.