Chris Brown: Jam viktimë e vjedhjes së identitetit

Mediale Vip

Chris Brown: Jam viktimë e vjedhjes së identitetit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:43

Chris Brown është në qendër të një hetimi të ri penal, por kësaj radhe ai është viktimë.
Burimet thane për “Tmz” se kur Chris tentoi të largohej nga qendra rehabilituese në prill dhe u kap në Uashington D.C, një nga ndalesat e tij të para ishte burgu San Bernandino.

Chris qëndroi atje për një ditë apo më shumë dhe sipas procedurave të burgut atij iu kërkua karta e identitetit. Pasi Chris u largua nga aty, kartën e identitetit e kishin gardianët e burgut.
Këtë javë dikush u përpoq të shesë kartën e tij të identitetit për 10.000 dollarë. Avokati i Chris Brown ka shkuar në departamentin e San Bernardino për ta gjetur atë.

Shefi i departamentit ka nisur një hetim për të gjetur kartën e identitetit dhe për të zbuluar se si ajo ka dalë jashtë departamentit dhe nëse është kryer ndonjë krim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat