Alicia Keys mbush 34 vjet, nënë e dy fëmijëve

Mediale Vip

Alicia Keys mbush 34 vjet, nënë e dy fëmijëve

Më: 25 janar 2015 Në ora: 18:09

Këngëtarja Alicia Keys sot mbush 34 vjet dhe ajo duket më bukur se kurrë.
Ajo konsiderohet si një femër e kompletuar. Përveçse një divë e skenës muzikore ajo gjithashtu nuk harron të jetë një nënë shembullore dhe e përkushtuar fëmijëve.

Një nga hitet e saj është kënga “No One”, me të cilën mori pjesë edhe në shumë koncerte bamirësie.

Së fundmi ajo punonte në kompnainë BlackBerry, por e larguan, ngase kompania është përballur me një gjendje të vështirë mbijetese. Shefi ekzekutiv që mori në punë dhe Keys është larguar, së bashku me shumë drejtorë të tjerë.

Gjatë pozicionit të saj në BlackBerry, Keys kontribuoi në një projekt ku nxiteshin fansat të dërgonin foto të cilat shfaqeshin më pas në video muzikore gjatë turneut të saj.

E në fund të vitit që lamë pas, ajo u bë nënë për herë të dytë. Sërish djalë, me emrin Genesis Ali Dean, pas djalit të madh që quhet Egypt.

Që të dy fëmijët kanë ardhur në jetë nga lidhja e saj me producentin diskografik Swizz Beatz.

Ndryshe, Beatz është babai i katër fëmijëve nga 4 gra të ndryshme. Tashmë ka bërë pesë. Këtu ua sjellim një nga koncertet e saj ku këndoi live.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat