S’ka dashuri me barkun bosh Olta: “Miqësia” me Artanin lindi në grevën e urisë

Mediale Vip

S’ka dashuri me barkun bosh Olta: “Miqësia” me Artanin lindi në grevën e urisë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 12:08

“Dashuri me barkun bosh”, e tillë ka qenë romanca midis Olta Xhaçka dhe Artan Gaçit, sot deputetë, dikur grevistë të Partisë Socialiste gjatë vitit 2010. Në pyetjen drejtuar nga gazetarja, vet Xhaçka ka pohuar se ka ndjerë për deputetin Gaçi (sot bashkëshorti i saj) në ditët e vështira të grevës së urisë, në përçapje për të vënë drejtësi dhe gurthemelin e demokracisë. Ndersa ne e kemi më të vështirë ta besojmë, apo na parapëlqen t’i qëndrojmë besnik shprehjes se: “Ska dashuri me barkun bosh Olta”, percjell opozita.com.

Përgjigjia e deputetes:

“Jo, në fakt! Nuk kanë qenë as batutat e as shkëmbimet e shpenguara që na kane bërë t’i biem në sy njëri-tjetrit. Ka qenë një miqësi e fortë e lidhur në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë, mes përpjekjesh pa fund për të vendosur drejtësi për gurthemelin e demokracisë – zgjedhjet e lira e të ndershme e transparencën e tyre. Mes sakrificash besoj njerëzit duken më qartë për atë që janë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat