Ish-mikesha e këngëtares: Vaska me qumësht e Rezartës kushton vetëm 60 dollarë

Mediale Vip

Ish-mikesha e këngëtares: Vaska me qumësht e Rezartës kushton vetëm 60 dollarë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 08:43

Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, i arrestuar pas dyshimeve në pjesëmarrje në grupin e shumëpërfolur në trafikun e kokainës, është shndërruar tashmë në personazhin e mediave, por edhe të rrjeteve sociale. Duke qenë edhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Hoxha është lakuar jo vetëm për faktin nëse është bashkëpunëtor apo jo në laboratortin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, por rrjedhimisht edhe për stilin e stantardin e jetës si çift. Komentet janë përqendruar në hipotezat nëse ata posedojnë disa makina luksoze, mes të cilave një Ferrari, makinë të cilën këngëtarja e ka përdorur në klipin “Dua të iki larg” në duetin me Vedat Ademin, disa vite më parë, por jo në jetën e përditshme. Në të gjitha rrjetet sociale u shkrua se Ferrari ishte pronë personale e çiftit, ndërkohë që Rezarta bën vaskë me qumësht në shtëpinë e saj dhe ka hapur një biznes të ri eventesh, fakte që sipas tyre dëshmojnë jetën luksoze që ata bëjnë. Gazetarja Aulona Musta pak ditë më parë ka shkruar një status në “Facebook” në lidhje me këto aludime, të cilat ende nuk janë vërtetuar nga ekspertë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo shkruan: “E vetmja e vërtetë që dihet dhe ka prova është që Ferrari i famshëm është pjesë e videoklipit që Rezarta Shkurta ka bërë 4 vjet më parë me Vedat Ademin”. Më tej ajo komenton: “Kaq e vështirë ishte për t’u gjetur ky informacion? Apo u leverdiste më shumë ta bënin Ferrarin pronë personale?!” Ky status i Aulonës ka ngacmuar shumë persona të japin variantet e tyre të ngjarjes, natyrisht dikush duke hamendësuar e dikush tjetër duke dëshmuar nga njohjet. Mes tyre ka bërë përshtypje ndërhyrja në komente e ishmikeshës së Rezarta Shkurtës, modeles Afroviti Goge. Edhe pse nuk ka asnjë komunikim me Rezartën prej vitesh tashmë, Afroviti ka dëshmuar çfarë di për jetën e çiftit, pasi dihet që ajo ka qenë mikeshë familjeje për ta dhe shoqe fëmijërie me Rezartën. “Unë nuk po shkruaj aspak për të mbrojtur Rezin apo Ermalin në këtë mes, por ama dua të them ato çfarë di për aq kohë sa kam qenë mikeshë me të. Çfarë ka shkruar Aulona më lart është plotësisht e vërtetë. Këto shpifje që lexoj mbi ta, më bëjnë për të vjellë, jo vaska me qumësht, jo Ferrari, jo kompania etj. Vaska 60 dollarë kushton dhe Rezi e ka pasur
gjithmonë qejf që kur e kishte provuar në Kinë në konkursin e miss-it, që ka përfaqësuar Shqipërinë. E çfarë ka këtu për ta bërë të madhe?! Ferrari është përdorur vetëm për videoklip, ndërsa kompani mund të hapësh sot me 1000 lekë të vjetra për t’u regjistruar në QKR. S’është se të duhet ndonjë para e madhe, se fundja me shumë pak para e kam hapur edhe unë kompaninë time dhe nuk është që detyrimisht jam marrë me punë të pista. Në atë lloj kompanie të duhet më shumë talent sesa para dhe kjo duket nga suksesi, ajo e ka”, – tregon Afroviti. Më tej, ajo sqaron: “Ata gjithmonë kanë bërë jetë të thjeshtë dhe këtë e di shumë mirë, pasi i njoh prej vitesh. Për sa i përket çështjes, le ta zgjidhin autoritetet përkatëse, po mjaft shpifët e folët për gjëra që as keni dijeni e as ju takojnë!”, u drejtohet ajo komentuesve të ndryshëm. Rezarta dhe Afroviti njihen prej shumë vitesh, pasi janë rritur bashkë në Durrës. Më pas vazhduan miqësinë e tyre në Tiranë, por që përfundoi me grindje. Historisë së dy mikeshave të ngushta që tashmë nuk flasin me njëra-tjetrën, Rezarta i dedikoi dhe një këngë të titulluar “Budallaçkë e vogël”. Pas disa vitesh mungesë komunikimi, Afroviti është vendosur në krahun e tyre, duke përgënjeshtruar lajmet për jetë luksoze të çiftit. Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda po punon për zbardhjen e aksionit “Kokaina”, bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta ka kërkuar në Apel lirimin nga paraburgimi, pasi ka deklaruar se ka shërbyer thjesht si taksist për dy kolumbianët dhe është i pafajshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat