Mila Kunis me unazë martese në gisht.

Mediale Vip

Mila Kunis me unazë martese në gisht.

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:52

Ata janë fejuar prej një viti, por me sa duket lidhja është forcuar më tej. Bëhet fjalë për Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, prindërit e një vajze dy muajsh që gëzon emrin Wyatt.

Gjatë ndeshjes së basketbollit Lakers- Thunder, aktorja 31-vjeçare është fotografuar me një unazë në gisht, më saktë me një unazë të dytë përveç asaj të fejesës.

Megjithatë e njëjta unazë nuk është parë në dorën e majtë të Kutcher.

Aktorja më herët në një intervistë për revistën W ka deklaruar se dasma e saj do ishte shumë intime dhe private, madje se nuk do donte të kishte fare të ftuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat