Vdes këngëtari legjendë, Joe Cocker

Mediale Vip

Vdes këngëtari legjendë, Joe Cocker

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 19:38

Vdes në moshën 70-vjeçare këngëtari Joe Cocker, autori i “You can leave your hat on”, “Unchain my heart” e të tjera këngëve që gjithsecili ka dëgjuar të paktën një herë në jetë.

Vdekja e tij është konfirmuar nga manaxheri i këngëtarit, Barrie Marshall i cili nuk saktësoi shkaqet e vdekjes, por tha se ato ishin ende të paqarta.

“Ai ishte unik dhe do të jetë e pamundur që të mbushet hapësira e lënë bosh prej tij në zemrat tona”, tha ai.

I njohur për zërin e tij të veçantë, Joe nisi të këndojë në vitet 1960 nëpër lokalet e natës në Sheffield, vendlindjen e tij, për të arritur majat shumë shpejt, falë talentit dhe zërit.

Vitin e kaluar ndërmori një turne koncertesh nëpër Europë, për ta mbyllur këtë qershor në Hammersmith, në Londër, që do të rezultonte edhe koncerti i tij i fundit.












Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat