Pas Kastro Zizos, edhe ish-gruaja e tij, Erleta, e përqafon Genta Ismajlin

Mediale Vip

Pas Kastro Zizos, edhe ish-gruaja e tij, Erleta, e përqafon Genta Ismajlin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:20

Sot lajme rozë duket se do të prodhojë vetëm Genta Ismajli, këngëtarja jonë e famshme nga Gjilani.
Fillimisht ishte një foto e saj me Kastro Zizon që dukej sikur putheshin në një pub të Tiranës. Njerëz të Gentës nxituan t’i demantojnë mediat, duke thënë se bëhet fjalë thjesht për një interpretim të gabuar të fotos, pasi që, sipas tyre, ata thjesht po bisedonin.

Por duket se ish-bashkëshortja e Kastros, gazetarja e njohur nga Prishtina, Erleta Hoti, nuk e “han” këtë fore.

Ajo ka postuar një foto me Genta Ismajlin, si reagim ndaj Kastros.

“Kur hyra sot në FB sa mesazhe e kërkesa për miqësi i kisha marrë, sa për një çast mendova që ka ndodhë diçka e rëndësishme në shoqërinë tonë. I falenderohem efektit "pompoz" të portaleve duke i përshëndetë me këtë foto. Suksese!”, shkruan ajo në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat