''Miss Peja'' Anna Mehmetaj, ''Sfida ime mes të bukurave'' (FOTO)

Mediale Vip

''Miss Peja'' Anna Mehmetaj, ''Sfida ime mes të bukurave'' (FOTO)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:19

"E gjithë ky mund dhe kjo punë është arritur përmes Albulena Zekës, menaxheres së agjencionit të modës Deon Agency"

Peja gjithmonë është shquar për bukurinë shqiptare për faktin se Kosova gati të gjitha të përzgjedhurat ''miss'' i ka nga ajo anë. Në vazhdim ju sjellim rrëfimin e një tjetër bukuroshe gjithashtu nga ky qytet, është kjo Anna Mehmetaj e cila ka zgjedhur rrugën e spektakleve si një ëndërr të saj të vjetër. Miss Peja vjen në një bisedë interesante mes jetës dhe karrierës. Ky është vetëm fillimi...

“Bota sot”: A mendon se ke zgjedhur rrugën e drejtë pas pjesëmarrjes në një garë bukurie?
Po sigurisht, mendoj se e kam zgjedhur rrugën e duhur sepse kjo është çfarë më bën të lumtur dhe pse ndonjëherë më duket situatë e çuditshme dhe kontradiktuale.

“Bota sot”: Çfarë të shtyri të marrësh pjesë?
Dëshira, vetëbesimi dhe vullneti drejt botës së artit.

“Bota sot”: Cilat janë sfidat që të presin?
Sfidat janë pjesë e çmuar për mua, ndër sfidat e radhës është dhe pjesëmarrja ime në Miss & Model of the World 2015.

“Bota sot”: Kush është Anna për ata që nuk të njohin?
Jam nga Peja, studioj në jurik vitit i II, në botën e modës kam filluar në vitin 2007 deri në vitin 2009 kam marrë pjesë në spektakle bukurie, mbasandaj kam pauzuar për dy vite dhe jam rikthyer fuqishëm për gjithë ata që kërkuan të jem në pistat e modës dhe normalisht dashuria dhe vullneti që ndiej për këtë fushë.

“Bota sot”: Mendon se fitohet nga ky biznes?
Mendoj se më e rëndësishme është të ndjekësh një ëndërr, atë ëndërr që me sy hapur e ke ndjekur thuajse çdo minutë të jetës reale, se sa atë financiare, por realisht më shumë shpenzoj se sa fitoj.

“Bota sot”: A thua bukuria e jashtme është një plus për femrat që të përfitojnë të mirat e jetës?
Hmm, sigurisht është një plus por në të njëjtën kohë bukuria e jashtme është gjithçka dhe asgjë sepse bukuria e brendshme është ajo e cila reflekton drejt suksesit.

“Bota sot”: Bukuroshet kosovare shpesh janë përfolur se për shkak të mospajisjes me viza nuk mund të përfaqësojnë vendin jashtë, do e keni edhe ju këtë problem?
Fatkeqësisht do ta kem dhe unë këtë problem por do mundohem që mos të më ndal suksesin dhe synimet e mia sepse kam synim të përfaqësoj bukurinë shqiptare dhe vendin tim.

“Bota sot”: Misset nëpër botë përveç bukurisë shfaqen shpesh edhe nëpër aktivitete humanitare, a ka ndonjë plan të tillë edhe Anna?
Humaniteti ka një vend të veçantë në ndërgjegjen time sepse e di çfarë do të thotë të mos kesh.

“Bota sot”: Disa prej tyre ndërvite janë akuzuar edhe për skandale të ndryshme, kontrabandë e lidhje me njerëz të rrezikshëm, do mundohesh të qëndrosh larg këtyre dukurive negative?
Do të qëndroj larg dukurive negative dhe të përkushtohem më shumë nga ato që kanë karakter pozitiv.

“Bota sot”: Si qëndron në jetën private, kush të përkrah moralisht dhe financiarisht në drejtimin që keni marrë?
Në jetën private e thjeshtë e afërt dhe komunikative, kohën e lirë me njerëz të veçantë, pëlqej udhëtimet dhe normalisht me përkrahjen e familjes dhe shoqërisë, nga ana financiare prape familja dhe kursimet e mia, poashtu edhe fitimet e aktiviteteve të modës si dhe përkrahësit Butik for you dhe studio Oaza në Banjë.

“Bota sot”: Pasi është fundvit, cila është porosia dhe urimi për popullin shqiptarë dhe cfarë presim nga ju vitin e ardhshëm?
Uroj që të keni shëndetin dhe të arrini atë që synoni, rrugëtimi im tani sa ka filluar dhe suksesi im jeni ju miqtë e mi.








Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat