Ish-e dashura ngacmon Brad Pitt për ditëlindje (Foto)

Mediale Vip

Ish-e dashura ngacmon Brad Pitt për ditëlindje (Foto)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 21:55

Brad Pitt ka marrë një urim special nga një ish e dashur, ndërsa ende nuk dimë se sa xheloze është bërë Angelina Jolie për këtë fakt. Foto të realizuara vite më parë, në kohën kur ata kanë qënë të lidhur, shoqëruar me një urim, ka qënë dhurata speciale për aktorin.

Ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur u lidh me aktorin ende të pazbuluar që quhej Brad Pitt. Ditën e premte, Juliette Lewis e ka uruar ish të dashurin e saj, tashmë 51 vjeç, duke postuar disa foto në kohën kur ata dilnin bashkë. Aktorja tashme 41 vjeçe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shoku im i vjetër”.

Juliette dhe Brad kanë qenë të lidhur nga viti 1990 deri në vitin 1993, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa Pitt ishte 10 vjet më i madh se ajo.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat