Arian Çani e shpall Filloretën pasardhëse të Vaçe Zelës

Mediale Vip

Arian Çani e shpall Filloretën pasardhëse të Vaçe Zelës

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 20:47

Filloreta Raçi nga Prishtina është këngëtarja e cila me zërin e saj po le me gojëhapur publikun. E lindur në Herte të Gjermanisë me muzikë ka filluar të merret qysh prej moshës fëmirore mirëpo në menyrë profesionale filloi në moshën 15 vjeçare.

Përpos që ka marrë pjesë në shumë evente, ajo edhe në daljen e parë në emisonin Zone e Lirë te Arian Çanit ka arritur të marrë lëvdata pa fund.

Filloreta është nën menaxhimin e produksonit JukeBox Group. Kënga e cila pritet të publikohet së shpejti është punuar nga ZzapnChriss, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Filloreta.

Në emisionin e fundit të Arian Çanit ajo është vlerësuar si pasardhese e Vaçe Zelës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat