Madonna me dhuratë për adhuruesit

Mediale Vip

Madonna me dhuratë për adhuruesit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 20:26

Pas më shumë se tre dekadave në industrinë e muzikës, Madonna vazhdon të befasojë fansat me këngë të reja.

Sot në mëngjes, këngëtarja amerikane ka publikuar gjashtë këngë të albumit më të ri “Rebel Heart”, i cili ende nuk është publikuar.

Këto këngë ajo i ka vendosur në iTunes dhe mund të porositen menjëherë ndërsa lista e plotë e këngëve do të publikohet më 10 mars.
“Kam preferuar që fansat e mi të dëgjojnë versionin e kompletuar të disa këngëve sesa të dëgjojnë diçka që është e papërfunduar e që del në internet”, ka thënë Madonna.

“Këto gjashtë këngë janë dhurata të hershme për Krishtlindje”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat