Vuani për ish të dashurin? Mos u brengosni, vuajnë edhe njerëzit e famshëm, madje haptas!

Mediale Vip

Vuani për ish të dashurin? Mos u brengosni, vuajnë edhe njerëzit e famshëm, madje haptas!

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 19:43

Më së shumti lidhje ndërpriten para festave. Nëse edhe jeta juaj dashurore rrezikohet nga ndarja apo tashmë jeni ndarë, mbase do ta keni më lehtë kur të mësoni që as personalitetet e njohura nuk janë imunë ndaj vuajtjeve dhe lotëve.
Po ju zbulojnë disa nga emocionet të cilat janë të lidhura me partnerët e njohur, transmeton Telegrafi.

Kur përpiqeni të shmangni dhembjen, atëherë vuajtja bëhet edhe më e madhe. Nevojitet angazhim i madh që të merrni veten – ka thënë Jennifer Aniston, lidhur me ndjenjat të cilat i ka pasur ndaj Brad Pittit.

Më parë kam jetuar me frikën nga braktisja, derisa dikush nuk më tha që vetëm fëmijët mund të gjenden në situatë që të jenë të braktisur, ndërkaq të rriturit kanë zgjedhje. Tani mendoj që po më frikëson që nuk kam guxim të arrij potencialin e plotë dhe ngushëllimin – ka thënë Demi Moore lidhur me Ashton Kutcherin.

Mendoj që puna më ka shpëtuar dhe jam e kënaqur me punën. Kam mundur të hidhen nga ndërtesa. Nuk më pëlqen ideja që fëmijët tanë të jetojnë pa dy prindërit. Ekzistojnë përparësi dhe mangësi, mirëpo tani ndihem mirë – thotë Madonna lidhur me Guy Ritchie.

Nuk jam e sigurt se çka më sjell e ardhmja, mirëpo e di që do të jem pozitive dhe nuk dua të zgjohen në mëngjes e pikëlluar” – thotë Nicole Kidman lidhur me ish-partnerin Tom Cruise.

Kam dashur ta vrisja, për shkak që kam qenë e tërbuar. Është interesante ajo që ndjenja e tërbimit ka kaluar pas katër vjetësh. Kemi qenë bashkë tetë vjet dhe tani ndihem mirë, -ka thënë Uma Thurman lidhur me Ethan Hawke.

Jam ndier sikur zemra më dilte nga kraharori – ka thënë Jennifer Lopez lidhur me Ben Affleckun.

Jam shpërngulur në një vend në Georgia, dhe aty kam mundur t’i harroj të gjitha. Kam menduar planin si të vazhdoj jetën dhe të mos mendoj për dhembjen – ka thënë Affleck lidhur me Lopezin.

Më me dëshirë do të jetoja me zemër të thyer, sesa kurrë të mos dashuroj. Kam shumë dashuri të jap – ka thënë Cameron Diaz lidhur me Alex Rodriguezin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat