Fitorja, dizajnerja e VIP-ve

Mediale Vip

Fitorja, dizajnerja e VIP-ve

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:09

Fitore Jaha është njëra prej dizajnerëve më të njohura të VIP-ve në Kosovë. Deri me tani shumë këngëtare dhe model kanë preferojnë stilin e saj
Fitore Jaha është njëra prej dizajnerëve të reja e cila gjithmonë e më shumë po gjen vend tek shijet e VIP-ve shqiptarë.

Këtë profesion ajo e ushtron që katër vite në atelenë e saj, derisa në një bisedë të shkurtër për Express Fitorja thotë se dizajnet e saj lindin porej personit që ka përball ku “drejtpërdrejt lind ideja përmes skicave që i bëj”.

“Këto vite kam punuar për Fjolla Morinën, Heidi Lushtaku , Meti Alshiqi , Visar Kalludra, Blerta Ismajli , Zanfina Ismajli , Labinot Gashi, etj”, tha ajo.

Ajo vlerëson lart të gjithë klientët e saj derisa thotë se punon më shumë kënaqësi për të gjithë ato.

Por, a do të realizoni ndonjë sfilatë mode?

“E kam menduar por njëherë nuk mendojë me realizuar sfilatë, por kur do të realizojë do të realizojë vetëm. Nuk besojë se këtë do të bëj më 2015, do e lë më vonë”.

Ndryshe, Fitore Jaha po ashtu është një dizajnere që punon jo vetëm për femra por edhe për meshkuj.

Për momentin ajo është duke e përgatitur një foto-sesion për një nënë me fëmijët e saj, i cili do të realizohet gjatë festave të fundvitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat