Tuna lëndohet keq, rrezikon të largohet nga Dancing (Foto)

Mediale Vip

Tuna lëndohet keq, rrezikon të largohet nga Dancing (Foto)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:19

Superylli shqiptar, Tuna, që po merr pjesë në spektaklin e vallëzimit, Dancing with the Stars Albania 5, rrezikon që të mos jetë pjesë e natës së pestë të hënën dhe kështu edhe të largohet nga ky kompeticion.
Tuna ka disa ditë që po vuan nga një lëndim i rëndë i pësuar në nyje, i cili ia ka pamundësuar vazhdimin e provave.

Por, lajmi duket se është mbajtur i izoluar nga menaxhmenti i këngëtares, që tani ka dalë me komunikatë dhe ka konfirmuar se ajo është e lënduar dhe se pjesëmarrja e saj të hënën është në dyshim.

Kjo do të thotë se në dyshim është edhe vazhdimi i garës për këngëtaren që arriti të shkëlqejë në të pestat javë dhe arriti të jetë në qendër të vëmendjes për atë që bëri në skenën e vallëzimit, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë edhe Tuna ka postuar një foto në Instagram, ku ka treguar këmbën e ënjtur, dhe duke u shëruar, por ka lënë të kuptohet se ajo nuk do të dorëzohet edhe lehtë.

Deri tani nga spektakli i vallëzimit u largua Diellza Kolgeci për të njëjtat arsye, pasi pësoi një lëndim të rëndë në fytyrë.

Komunikatë nga Fenix Team

Pas katër javëve me performanca të ndryshme dhe me një përkrahje të pa kursyer nga publiku, përgatitjet vazhduan njëjtë edhe për natën e javës së pestë të Dancing with the Stars Albania – por jo ashtu siç ishte planifikuar.

Tuna gjatë provave të vallëzimit të radhës ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë.

Kështu, performanca e Tunës për të hënën (java e pestë) dhe në vazhdimësi në Dancing with the Stars Albania është në dyshim.

Tuna po bën maksimumin që të kthehet në show, dhe për këtë më shumë se kurrë i nevojitet përkrahja e fansave dhe të gjithë përkrahësve.

Not a good look from were I'm standing from..... #DWS #SprainedAnkle #NotGivingUp #Motivation #DWSlife #DWSdiary

A photo posted by Tuna Sejdi (Official) (@tunasejdi) on


‪#‎DancingWithTheStars‬ ‪#‎DWSdiary‬ ‪#‎Week5‬ ‪#‎VIP3‬

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat