Aliaj: Homoseksualiteti në TV, i tepërt, Xheni : Herën tjetër do kërcej me të dashurën

Mediale Vip

Aliaj: Homoseksualiteti në TV, i tepërt, Xheni : Herën tjetër do kërcej me të dashurën

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 10:51

Kësaj here nuk kishte vend për fjalë, pasi me gjuhën e trupit në kërcimin e një tangoje dashurie ajo shprehu ndjenjat e saj para publikut. Xheni Karaj, e njohur si aktivistja e parë që doli hapur për kauzën e të drejtave të LGBT në Shqipëri, të hënën u bë pjesë e spektaklit “Dance ëith me” në “Tv Klan”. Performanca e saj e vallëzimit me një femër natyrisht që nuk kaloi pa reagime e komente negative në rrjetet sociale. I pari që e kundërshtoi publikisht promovimin e kauzave të tilla brenda të njëjtit seks ishte Robert Aliaj. Xheni tregon se si u ndje nga komenti i tij, i cili e konsideroi të tepërt reklamimin e homoseksualizmit në televizion.

Kërceve me një vajzë në “Dance ëith me”, duke promovuar kështu edhe një herë dashurinë mes dy femrave me anë të një tangoje. Kujt ia dedikove këtë kërcim?

Së pari falënderoj balerinën që guxoi të performojë këtë kërcim me mua. U dedikohej të gjitha femrave, që gjatë komunizmit janë internuar, përçmuar dhe ndaluar të dashurojnë një tjetër femër. Dhe atyre që, edhe pse jetojmë në shekullin e 21-të, vazhdojnë të vuajnë të njëjtin fat. Ka ende shumë vajza që i detyrojnë të martohen me meshkuj dhe të tjera, që i kanë ndarë nga partneret në mënyra nga më brutalet dhe duke i kërcënuar me jetë. Prandaj është e rëndësishme që ta dinë që ai kërcim ishte për to.

Si u ndjeve kur Robert Aliaj, në pozicionin e anëtarit të jurisë, u shfaq kundër promovimit të homoseksualizmit në ekran?

Si u ndjeva? Sikur po më zhurmonte një mizë në vesh.

Kërceve tango dashurie, kësaj here të dashurisë së dy femrave… U pendove më pas?

Jo, pasi ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime. Për mua, të përdorësh artin për të dhënë një mesazh dashurie është forma më e arrirë e aktivizmit për mua. Ne jemi shoqëri heteronormative dhe jemi mësuar që televizioni të na japë vetëm modele që përforcojnë dashurinë mes sekseve të kundërta. Ndërkohë që harrojmë se ka shumë njerëz të tjerë, të cilët nuk ndihen të përfaqësuar në filma, emisione, shoë në mediat tona.

Meqë fole për dashuri në skenën e “Dance With me”, ti e ke provuar dashurinë e vërtetë dhe sa ka zgjatur?

Më shijoi shumë performanca edhe për shkak të këngës “E dehur jam”. Për mua, dashuria është dehje që zgjat përjetësisht. Dhe unë mund të them se jam e dehur momentalisht…

Ka ardhur koha që ti të flasësh për të dashurën me emër e figurë… Kur do na e prezantosh partneren publikisht?

Tangon tjetër të dashurisë në skenë unë do e kërcej me partneren time, ku do të shfaqemi veshur me fustane të bardha. Nëse kalon në Kuvend ligji i bashkëjetesave, sigurisht që do të dal dhe do të flas hapur për lidhjen time.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat