Madona: Më dhunuan artistikisht

Mediale Vip

Madona: Më dhunuan artistikisht

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 18:02

Madonna e quan një “dhunim artistik” dhe një “formë terrorizmi” shpërndarjen ilegale në web të albumit të saj të fundit.
“Ky është abuzim artistik. Këto janë demo të cilat as nuk do të jenë pjesë e albumit tim. Më vjen mirë, që po prisni risitë nga unë, por këngët e mia janë ndryshe prej atyre” ka reaguar Madonna pas disa këngëve të dala në internet gjatë kësaj jave.

Një grup piratësh që po pretendojnë se kanë gjetur këngë të albumit të 13-të të këngëtares, në fakt tani thuhet se kanë gjetur vetëm demo këngësh të vjetra, që nuk janë realizuar kurrë. Madonna megjithatë ka thënë se do të ndërmarrë masat e duhura për këtë “terror” që i ka ndodhur asaj. Këngët e vjedhura në internet përfshijnë bashkëpunime me Nicki Minaj, dhe të tjerat me titujt “Messiah”, “Bitch I`m Madoona” dhe “Iconic”. Albumi i fundit i legjendës ishte “MDNA” në vitin 2012-të, asokohe një prej albumeve më të shitura në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat