Mariah Carey paditet nga asistentja

Mediale Vip

Mariah Carey paditet nga asistentja

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 15:43

Këngëtarja amerikane Mariah Carey është duke u përballur me një seancë gjyqësore kundër saj.

Një ish-asistente e yllit ka ngritur padi në gjykatën federale të Manhattanit duke kërkuar një shumë të konsiderueshme parash si dëmshpërblim nga Carey.

Ylser Oliver, 49-vjeçare, pohon se këngëtarja e kishte detyruar të punonte shtatë ditë në javë dhe 16 orë në ditë pa pushim dhe pagesë shtesë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Carey nuk i kishte dhënë ushqim gjatë shtatë orëve të punës.

Asistentja e kishte për detyrë që të pastronte shtëpinë e këngëtares në New York, për të paketuar valixhet e saj dhe të kujdesej për nevojat personale të këngëtares.

Në padi, ajo ka pohuar se udhëtoi me këngëtaren dhe se vazhdimisht është kujdesur për nevojat personale dhe private.

Avokati i Oliverit nuk ka saktësuar se çfarë shume parash ka kërkuar klienti i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat