Martin: Angelina Jolie më kidnapoi

Mediale Vip

Martin: Angelina Jolie më kidnapoi

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:11

Këngëtari Chris Martin ka folur për këngën të cilën e shkroi për filmin “Unbroken” të Angelina Jolie.
Lideri i grupit “ColdPlay” ka bërë shaka duke thënë se aktorja e kidnapoi për ta motivuar që të shkruajë këngën e filmit të saj.

Kënga “Miracles” e grupit dëgjohet në fund të filmit të cilin e realizoi aktorja dhe regjisorja Jolie.

“Mora një mesazh nga Jolie dhe më tha: ‘Takohu me mua në këtë lokacion të panjohur. Ti do të përcillesh dhe do të merresh nga shtatë ish-pjesëtarë të forcave speciale”, ka thënë Martin.

“Ata më kidnapuan dhe më goditën në veturë. Pastaj më vunë në gjumë ndërsa u zgjova në një zyre. Aty gjendej Brad Pitti duke bërë pompa dhe Angelina Jolie e ulur në karrige”, ka shtuar ai.

“Aty ishte edhe një burrë që mbante thikën në fytin tim. Anglina më tha: ‘Më shkruaj një këngë, përndryshe do ta pësosh’. Ndërsa Brad Pitti e përkrahte”.

Grupi “Coldplay” janë në mesin e favoritëve për të fituar çmimin “Oscar” për Këngën më të mirë origjinale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat