Angeline: E dashurova Zamperini-n për të magjepsur bashkëshortin tim

Mediale Vip

Angeline: E dashurova Zamperini-n për të magjepsur bashkëshortin tim

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:04

Aktorja e madhe Angeline Jolie, bashkëshortja e Brad Pitt, sapo ka përfunduar filmin e dyte te saj ne rolin e regjisores, i cili pritet te dale ne kinema ne 19 janar te vitit te ardhshëm.

Filmi trajton historinë e një atleti amerikan te distancave gjysme te thelle, Louis "Louie" Zamperini, i cili ne Olimpiadën e vitit 1936 kish regjistruar edhe një medalje te arte për SHBA, dhe qe gjate Luftës se Dyte Botërore kish rene me gjithë avionin e tij ne Oqeanin Paqësor, për t’i mbijetuar për 47 dite mbi një lundër te shkatërruar, tmerreve qe ofronte oqeani, peshkaqenëve, diellit, kripës, etjes, urisë, deri sa arriti te shpëtohet prej japonezeve, te cilët me pas e mbajtën te burgosur për me shume se dy vite te tjera mes torturave dhe vuajtjeve te panumërta.

Ne një interviste, Jolie tregon se kane qene pikërisht fjalët mos besuese te bashkëshortit te saj Brad, nxitja kryesore qe e çuan atë ne këtë sipërmarrje te madhe dhe te rrezikshme artistike. “ E dashur, ka 57 vjet qe kërkojnë dike qe ta ekranizoje këtë histori epike, por deri tani nuk ja kane arritur. Thonë se është e pamundur”. Këto ishin fjalët e Brad qe duket se e nxiten edhe me shume Jolie, e cila pranon se ne mënyrë thuajse instiktive, mori vendimin për ta ekranizuar këtë ngjarje fenomenale.
Louis "Louie" Zamperini jetoi deri ne 2 korrik te vitit 2014 dhe Jolie tregon se arriti edhe ta takoje legjendën e gjalle dhe kujton se si u magjeps prej tij, ndërsa bën shaka edhe me fjalët e plakut 97 vjeçar teksa i thoshte Brad-it: “Nëse unë(Jolie) nuk do te isha e martuar, do ta kisha ftuar te lidheshim bashke”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat