Bien ndjekësit në Instagram, ja artistët që pësuan më shumë

Mediale Vip

Bien ndjekësit në Instagram, ja artistët që pësuan më shumë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:01

Nga 18 dhjetori rrjeti social Instagram ka aplikuar rregulla të reja ku llogaritë falso dhe jo personale nuk do të mund të jenë të pranishme në këtë rrjet social. Kjo ka bërë që mijëra llogari të fshihen e kështu shumë artistë kanë mbetur me mijëra ndjekës më pak.
Edhe artistët shqiptarë janë prekur nga një fenomen i tillë, ku shumë ndjekës janë zhdukur nga Instagrami e me këtë rast edhe artistët kanë mbetur me më pak ndjekës.

Kësisoj më e prekura është Elvana Gjata, e cila ishte afër 300 mijë ndjekësve, por tani ka rënë në shifrën e 174 mijë ndjekësve.

Më tej Enca është e viktimizuara e radhës me mbi 40 mijë ndjekës të fshirë, pasuar nga Noizy me rreth 25 mijë të fshirë.

Nga kjo politikë e re kanë pësuar reperët, Getoar Selimi dhe Ledri, me nga rreth 10 mijë ndjekës të humbur në rrjetin social, shumica llogari reklamimi falso që bënin reklamë firmave dhe agjencive të ndryshme.

Edhe një herë kujtojmë që këto llogari falso janë fshirë për shkak se reklamonin biznese dhe agjenci të ndryshme përfituese, e që thyen privatësinë e politikën e Instagramit, rrjet ky shumë i përdorur nga yjet tona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat