Beteja e Rihannës për të atin e saj

Mediale Vip

Beteja e Rihannës për të atin e saj

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:18

Babai i alkoolizuar i Rihanas është shoqëruar jashtë festës vezulluese të saj gjatë promovimit të “Diamond Ball”, për shkak se ishte tejet i dehur, edhe pse i kishte premtuar së bijës se kishte hequr dorë nga vesi i tij shkatërrues.

“Daily Mail” zbulon se ylli i muzikës ishte përfshirë në një përpjekje të fuqishme e me zemër për ta shpëtuar Ronald Fentyn nga pirja e alkoolit përgjatë viteve të kaluara, madje duke e futur atë edhe në një program rehabilitimi tepër të shtrenjtë në Malibu.

Por, e gjithë puna e saj ka shkuar dëm gjatë së enjtes, kur festa për bamirësi e këngëtares u kthye në një farsë ende pa mbërritur ajo.

Në një bisedë me Ronaldin, në hotelin e tij në Beverly Hills, përpara se të largohej nga Los Angelesi, 61-vjeçari foli me sinqeritet për grindjet spektakolare mes tyre, duke zbuluar edhe se Rihanna e kishte futur në një program rehabilitimi prej 58 mijë dollarësh vitin e kaluar, për të shpëtuar nga futja në burg pasi u arrestua gjatë një vizite në Kaliforni; ajo e viziton atë në Los Angeles çdo tre muaj për t’i bërë analizat e urinës dhe se boshatiste minibarin përpara se ai të hynte në shtëpi; ajo është shfaqur tepër e ftohtë dhe e ka injoruar Chris Brownin gjatë takimit të fundit mes tyre; ai nuk e pëlqen shoqen më të ngushtë të Rihannas, Melissa Forde; ajo është ende beqare dhe nuk po mundet të gjejë një partner; dhe se ajo nuk është shtatzënë, pavarësisht pretendimeve të përhapura nga revista dhe faqe të ndryshme interneti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat