Kënga “Gone” shumë shpejt nga Bebe Rexha (Audio)

Mediale Vip

Kënga “Gone” shumë shpejt nga Bebe Rexha (Audio)

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 22:20

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka paralajmëruar publikimin e këngës së re me titull “Gone”.
Pas suksesit me këngën “I Can’t Stop Drinking About You”, Rexha ka përgatitur projektin e ri që do të publikohet pas katër ditësh, më 23 dhjetor.

Në fakt këngëtarja do të sjellë dy këngë, pasi ajo qysh më herët ka paralajmëruar edhe një singël që synon të bëhet hit, “I'm Gonna Show You Crazy!”, në një pjesë të klipit të së cilës shfaqet edhe një skenë e Anglina Jolie nga filmi “Girl, Interrupted”.

“Ju sapo zbuluar ballinën e këngës sime të re ‘Gone’! E gatshme për 12/23 së bashku me 'I'm Gonna Show You Crazy!'”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.

Këngëtarja shqiptare që po zhvillon karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka realizuar edhe një këngë në bashkëpunim me yllin Pitbull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat