Kur vrasësi të bën për vete

Mediale Vip

Kur vrasësi të bën për vete

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:20

Në Fierence të Italisë kanë nisur këto ditë xhirimet e sezonit të tretë të serialit televiziv amerikan “Hannibal”, bazuar në romanet e Thomas Harris dhe zhvilluar për rrjetin NBC.

Xhirimet po zhvillohen në qendrën e qytetit toskan, në të njëjtin vend ku në vitin 2001 u xhiruan ato të filmit me të njëjtin titull të Ridley Scott.

Në sheshin e xhirimeve ka qenë i pranishëm aktori Mads Mikkelsen, që interpreton Hannibal dhe më pas aktorja Gillian Anderson, e njohur për rolin e agjentes së FBI-së në “X-Files”.

Seriali, që tregon jetën e vrasësit të pamëshirshëm dhe njëkohësisht gjuetinë e policisë për kapjen e tij arriti shikueshmëri të larta në dy sezonet e para dhe siguroi lehtë dritën jeshile për sezonin e tretë.

Xhirimet në Fierence pritet të përfundojnë këtë fundjavë. Në to janë të pranishëm edhe aktorë vendas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat