Detektivi i JK Rowling kthehet në serial

Mediale Vip

Detektivi i JK Rowling kthehet në serial

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:18

Do të bëhen një seri televizive nga BBC aventurat e detektivit privat Cormoran Strike, lindur nga pena e JK Rowling, e njohur më shumë për sagën e magjistarit Harry Potter.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë transmetuesi britanik, që ka deklaruar se ka blerë të drejtat e librave në bazë të të cilëve do të bëhet përshtatja televizive.

Ende nuk ka detaje mbi aktorët që do të interpretojnë në këtë projekt, por BBC pranon se sigurimi i të drejtave ishte një “arritje e madhe”.

Deri tani JK Rowling, nën pseudonimin e Robert Galbreith, ka shkruar dy libra me detektivin Cormoran Strike, “The Cukoo’s Calling” dhe “The Silkworm”.

Në të parin detektivi, një veteran i luftës në Afganistan, heton vdekjen e një modeleje, ndërsa në të dytin atë të një shkrimtari, duke treguar intrigat në botën e botimeve letrare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat