Ambasadori Amerikan: Më ngeli peng që në 4 vjet, nuk u takova dot me Olta Gixharin

Mediale Vip

Ambasadori Amerikan: Më ngeli peng që në 4 vjet, nuk u takova dot me Olta Gixharin

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 14:55

Alexander Arvizu ka dhënë një intervistë në Top Story ku ka folur për katër vitet e tij të qëndrimit në Shqipëri. Mes shumë momenteve që ka cekur, ambasadori amerikan ka shprehur keqardhje mbi diçka; për faktin që gjatë 4 vjetëve qëndrimi në Shqipëri nuk është takuar kurrë me aktoren bionde Olta Gixhari.

"Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin. Do kujtoj me mall që sa herë kam udhëtuar jashtë Tiranës, shpesh në shumë raste jemi të ftuar në shtëpitë e njerëzve, në disa raste e kanë ditur që do shkoja dhe kanë qenë të përgatitur, por në shumë të tjera jo. Kam vizituar shumë shtëpi të thjeshta dhe modeste, por tryeza ka qenë gjithmonë plot dhe sigurisht edhe rakia. Mënyra se si trajtohet miku…duhet ta ndjesh këtë që ta përjetosh. Janë këto kujtimet vetjake në harkun 4-vjeçar që unë do t’i marr me vete. Më vjen keq që është e turpshme që gjithcka politizohet këtu. Politika në SHBA e në shumë vende mund të jetë e shëmtuar, por këtu është konsumuese, të gërryen, të ha dhe është dicka që largohem me keqardhje. Kam parë imazhet e njerëzve që kanë valvitur flamurin në shesh në 100-vjetor, pas ngjarjes së Beogradit dhe kam thënë që kjo është e shkëlqyeshme. Ka shumë pasion dhe ky pasion duhet përdorur për gjëra të mëdha për vendin. Përse nuk mund të zbatosh këtë krenari dhe ta bësh vendin tënd një shembull të shkëlqyer për të tjerët? Nuk e di përgjigjjen e kësaj”, u shpreh ai dje në emisionin ‘Top Story”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat