Safete Mustafa ekskluzivisht në revistën “Kosovarja”

Mediale Vip

Safete Mustafa ekskluzivisht në revistën “Kosovarja”

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 17:14

Numri më i ri i Kosovares, pritet që brenda këtyre dy ditëve të jetë në treg në gjithë Evropën. Në këtë numër festiv mundë të lexoni intervista, rrëfime, biseda nga më të ndryshmet, duke filluar nga jeta e politikës deri të ajo argëtuesja e këngëtarëve, fytyrave tona publike.

Intervistë ekskluzive në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”, është Safete Mustafa, Safetja e cila përpos planeve dhe projekteve ka bërë të ditur edhe një sqarim rreth rastit të ndodhur mes kunetërve të saj, rast ky i cili është në procedim gjyqësor, mirëpo ky rast është bërë publike pa dëshirën dhe dijeninë e saj në media...

Risi në këtë numër të Kosovares do të jetë edhe kalendari për këtë vit të ri, se kush është pjesë e këtij kalendari do do të jetë surprizë për adhuruesti dhe lexuesit tanë.

Disa nga temat, siç janë: Ku do jetë për ndërrimin e motmoteve vipat tanë?, Pamja e jashtme dhe personifikimi i brendshëm, Ndarjet më të bujshme të këngëtareve shqiptare ndër vite, poshtau edhe intervista me këngëtarë dhe model/modele të ndryshme të cilët vetëm për revistën tonë kanë treguar për projekte dhe planet e tyre.

E veçanta e këtij numri është këngëtarja Shyhrete Behluli e cila vjen më një intervistë ekskluzive familjare për revistën tonë Kosovarja.

Lexim të këndshëm për lexuesit e revistës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat