Blero: Dhurata ka probleme mendore, Chipsi ka shkelur bukën e vet

Mediale Vip

Blero: Dhurata ka probleme mendore, Chipsi ka shkelur bukën e vet

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:25

Këngëtari i suksesshëm, Blero, në një intervistë të shkurtër për Telegrafin ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit dhe raportimeve në media se ai i ka mbetur borxh producentit të tij Chipsit dhe se arsyeja e largimit të tij ka qenë Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e këngëtarit.

Chipsi, i cili është autor i tekstit të këngës “NUN”, është raportuar nga media shqiptare se është larguar nga kompania Elephant për shkak të Teuta Krasniqit, e cila ka ndikim në jetën private të Bleros, edhe pas ndarjes.

Por, këto i ka mohuar kategorikisht Blero për Telegrafin. Madje ai thotë se Chipsi është bukpërmysës teksa e ka cilësuar “psikopate” këgnëtaren që ai ngriti në skenë, Dhurata Ahmetajn.

“Chipsi më është lutur rreth dy muaj për të hyrë në Elephant. Kur e pranova, atëherë fillimist puna shkoi mirë, por me kalimin e kohës ai nuk ishte efektiv dhe nuk i solli kompanisë si producent asgjë”.

“Përveç që ishte një pengesë për producentët e ri që dëshironin të tregonin veten, nga ana shoqërore Chipsi e din se çfarë ka bërë Blero për të në të gjitha aspektet. Jam shumë i zhgënjyer me disa njerëz që me të vërtetë janë bukpërmyses”.

“Ju jep gishtin, dëshirojnë të ta hanë dorën – plus janë jo falënderues, këtu duke filluar nga Dhurata Ahmetaj e cila ka probleme mendore etj... Sidoqoftë unë jam i fortë dhe askush nuk mund të më dëmtojë sepse në fund të fundit veç veten e dëmtojnë. Ju uroj suksese dh shëndet, por me atë qasje që e kanë për punë e pa asnjë disiplinë, kurrë s'do të kenë sukses emrat e lartpërmendur. Përjetësisht i jam falënderues fansave të mi dhe njerëzve që më mbështesin. Tek e fundit ata që më njohin personalisht e dinë shumë mirë kush është Blerim Muharremi”, thotë Blero.

Një prej të larguarve nga kompania Elephant pas 2 vitesh bashkëpunimi me Bleron ishte edhe producenti Nurteel, krijuesi i shumë hiteve për këngëtare të ndryshëm që kanë punuar në këtë kompani. Blero ka lënë të hapur derën për rikthimin në kompaninë e tij.

“Nertil Morina (Nurteel) është shumë i talentuar. Për të kam shumë respekt dhe ai i ka dyert e hapura gjithmonë. Nertili është në shtëpi të vet kur do që ai dëshiron”, përfundoi Blero.

Blero po shijon suksesin e këngës “NUN” që tashmë ka arritur mbi tre milionë klikime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat