Rekord nga “AC/DC”, për gjashtë minuta shiten 50 mijë biletat për koncertin në Cyrih (Video)

Mediale Vip

Rekord nga “AC/DC”, për gjashtë minuta shiten 50 mijë biletat për koncertin në Cyrih (Video)

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:18

Janë dashur vetëm gjashtë minuta që të shiten të gjitha 50.000 biletat për koncertin e “AC/DC” në Cyrih që do të mbahet më 5 qershor 2015.
Gjatë karrierës së tyre, nga viti 1976 deri në vitin 2010, legjendarët kanë mbajtur gjithsej 17 koncerte në Zvicër dhe në vitin e ardhshëm kanë paralajmëruar koncertin e radhës.

Në javën e kaluar grupi australian njoftoi se në kuadër të turneut evropian (që do të fillojë në maj në Holandë) do të mbajë 20 koncerte në qytet të ndryshme evropiane.

Kujtojmë që më 1 dhjetor, “AC/DC” publikoi albumin e ri, “Rock or Bust”, i pari në të cilin nuk merr pjesë themeluesi i grupit, Malcolm Young, i cili vuan nga demenca.

Koncertet e “AC/DC” janë atraksion mbarëbotëror për fansat e muzikës rok, ndërkohë që albumi i tyre nga viti 1980, “Back In Black”, është një nga albumet më të shitura në histori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat