“South Park” bën shaka me Bill Cosbyn

Mediale Vip

“South Park” bën shaka me Bill Cosbyn

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:44

Në episodin për Krishtlindje ekipi i “South Park”ut do ta vërë në pozitë të palakmueshme aktorin Bill Cosby, të cilin 19 gra e akuzuan për përdhunim.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në episodin për Krishtlindje të “South Park_ut, janë paraqitur shumë personalitete të famshme, midis tyre edhe Bill Cosby dhe Taylor Swift, përcjell koha.net.

Natyrisht, ishte krijuar parodia ndaj akuzave të fundit për përdhunim për të cilën gjë Bill Cosbyn e kanë akuzuar deri tashti 19 gra derisa mediat vlerësojnë se ekipi i South Park, i njohur për provokime mund të ketë shkuar një hap më larg.

Siç pohohet në këtë episod të veçantë Cosby tenton, që në pijen e Taylor Swift të fusë drogë derisa këndojnë duetin “Baby it”s cold outside”. “Mirror” shkruan se episodin është pakëndshëm për ta shikuar edhe pse fjala është për personazhe të animuara.

Dramë shtesë rreth episodit ka paralajmëruar TMZ-ja, i cili kishte kërkuar komente nga, Janice Dickinson një nga gratë, e cila ka akuzuar Cosby për përdhunim, pikërisht, duke i hedh drogë në pije. Ajo kishte komentuar se episodi nuk është aspak qesharak duke shtuar se “përdhunimi nuk është diçka me të cilën duhet bërë shaka”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat