Jolie, me ekip ekspertësh për monitorim të fëmijëve

Mediale Vip

Jolie, me ekip ekspertësh për monitorim të fëmijëve

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:20

Angelina Jolie ka punësuar një ekip ekspertësh të teknologjisë për të monitoruar fëmijët e saj kur përdorin internetin
Angelina Jolie i kupton mirë rreziqet që interneti mund të ketë tek fëmijët. Ajo ka thënë , që ajo dhe burri i saj, Brad Pitt, nuk janë përdorues të medieve sociale.

"Është një botë e re, e frikshme,” ka thënë Jolie.

Kur bie fjala për teknologji, Angelina Jolie e përshkruan veten si vajzë të kohës së vjetër, sepse nuk preferon të postojë në Facebook, Twitter ose Instagram. Madje, ka thënë se nuk e përdor asnjërën nga këto media sociale.

Por, ylli i Hollywood-it nuk mund të kërkojë të njëjtën gjë edhe nga gjashtë fëmijët e saj, dhe për këtë arsye ajo ka punësuar një ekip ekspertësh të teknologjisë , për të monitoruar fëmijët e saj kur e përdorin internetin.

"Është përtej asaj që ne e kuptojmë," ka thënë Jolie për revistën 'People'.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat