Era Istrefi bëhet e preferuara e ish të dashurës së Balotellit (Foto)

Mediale Vip

Era Istrefi bëhet e preferuara e ish të dashurës së Balotellit (Foto)

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 12:58

Suksesi i Erës po merr përmasa ndërkombëtare, dhe kjo po shihet edhe nga ngjarjet e fundit.
Menjëherë pas publikimit në ballinën më prestigjioze amerikane “V Magazine”, e cila e cilëson si këngëtaren më të veçantë në Kosovë, duke i dhënë edhe epitetin si Rihanna kosovare, ajo po pëlqehet edhe nga VIP-at atje.

Së fundi, ish e dashuria e Balotellit, Fanny Neguesha, e ka postuar fotografinë e Era Istrefit në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka shkruar se i pëlqen shumë grimi i këngëtares në klipin e fundit.

Të kujtojmë se e Neguesha e pat postuar një video më herët duke kërcyer me këngën 'Mani për Money', e cila si duket hapi dyert e suksesit për Erën si dhe doket që nga ajo kohë ato janë bërë shoqe, gjithmonë duke u bauzar në mbi shkrimin e fotës të cilën e ka shpërndarë modelja.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat