Nexhat Morina do ta sjellë Bushidon në Kosovë

Mediale Vip

Nexhat Morina do ta sjellë Bushidon në Kosovë

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 11:21

Nexhat Morina është shqiptari i cili jeton në Zvicër dhe i cili punon për agjensinë më të madhe zvicërane dhe evropiane të organizimit të koncerteve MOS Music Entertainment. Ai tregon për punën e tij, që ka kontakte me shumë artistë të njohur botëror.Ai mundohet që atmosferën e koncerteve të yjeve botërore, ta sjellë edhe në Kosovë, duke sjellë shumë nga ta në Kosovë. Ai në një intervistë për “Bota sot” premton se do të sjellë edhe shumë yje tjerë botërorë.

Kush është Nexhat Morina?

Është Nexhat Morina, shqiptari i cili jeton në Zvicër dhe i cili punon për agjensinë më të madhe zvicërane dhe evropiane të organizimit të koncerteve MOS Music Entertainment Si Booking agent . Ka kontakte me shumë artistë të njohur botëror, disa prej tyre i ka sjellur edhe në Kosovë. Nga afër e përjeton me qindra herë brenda vitit atmosferën e punës me yjet e mëdha botëror, kërkesat që ata kanë dhe çdo gjë tjetër.

Kënd e ka nën menaxhim?

Qysh si i ri kur isha 17 vjeçar jam larguar nga Kosova pasi kam përfunduar gjimnazin e shkollës së mesme kam marrë rrugën drejt Evropës. Kam qenë adhurues i flakët i zhandrit rock dhe kam qenë fan i madh i legjendave të rockut si Pink Floyd, Nirvana, Guns .n. Rosese,Ac/Dc,Metallica Etc. Por, kurrë nuk kam besuar se një ditë do të kaloj në gangsta Hardcore rap.

Cilët kanë qenë këngëtarët që i ke sjell në Kosovë për koncerte?

Kur flasim për Kosovë tani kemi sjellë shumë artistë dhe Deejay, kemi bashkëpunuar me clube të natës. Në fillim kemi filluar me dj nëpër shumë clube dhe pastaj koncerti parë ka qenë që kemi bashkëpunuar me kompaninë Next Level që drejtohet nga promoteri ma i njohur që njihet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Ardin Badivuku i cili jeton në Prishtinë. Në Kosovë kemi sjellë Busta Rhymes në sallën 1 tetori, pastaj Xzibit, Tyga, The Million Stylez, Ky-Mani Marley, The Alchemist (eminem dj) DJ Revolution etc..

A do të sillni edhe ndonjë këngëtar të famshëm dhe cilët do të jenë ata?

Me këngëtarë të famshem kam filluar të punoj prej vitit 2004 i pari artist ka qenë i ndjeri që nuk jeton më Nate Dogg dhe pastaj poashtu Guru (gangstar) pastaj kam punuar me shumë emra të mëdhenj si: The Fugges, Missy Elliot, Jay-Z, Ja Rule, Busta Rhymes, Ice Cube, Ludacris ,Akon, Cypress Hill, The Game, Xzbit ,Wu Tang Clan, Krs-One, Rakim, Snoop Dogg, Sean Paul dhe më në fund e kam takuar legjendën nga Detroiti, Eminem në vitin 2010 në Open Air Frauenfeld Zvicër, sepse 5 vite e kishte një ndalesë nga Amerika shkaku i konsumeve të lëndeve narkotike. Çdo raper e kam takuar dhe kemi punuar, i vetmi artist që se kam takuar asnjëherë dhe e ka refuzuar ofertën më të madhe ka qenë Dr Dre edhe është i vetmi artist që nuk ka qenë kurrë nëpër turneja në Evropë.

Po Bushido a do të vij në Kosovë?

Kur flasim për Bushidon tani ai është shumë një person i veçantë, njihemi edhe në jetën private kështu që me Bushidon kemi punuar shumë dhe ende punojmë edhe është i vetmi repper që njihet në Evropë më së shumti dhe është fitues i Bambit në Gjermani dhe që ka shitur mbi 2 milionë albume, kështu që Bushido ka performuar mbi 3 herë në clubin më të madh në Zvicër të shqiptarëve, Rinora 4. Pastaj ka qenë destinacioni që kemi punuar në një koncert në Sarajevë, i vetmi qytet afër Kosovës po ashtu ka qenë në plan me 3 gusht të këtij viti me performu në Prishtinë po nuk u bë për shkak se promoteri nuk i mbushi kërkesat. Besoj që në vitin 2015 do mundohemi ta sjellim në Kosovë se e di që ka shumë fansa në Kosovë sepse shumë të rinj më kanë dërguar mesazha në rrjetet sociale.

A ki nën menaxhim ndonjë këngëtar shqiptar?

Sa për këngëtarët shqiptarë më shumë kam pas kërkesa që t’iu mundësoj bashkëpunime (faturing) me yjet botërore se sa t’i menaxhoj kam pranuar shumë email që më i kaën përmend edhe shuma të parave që veq të kanë një bashkëpunim me një artist që ka emër shumë të madh kështu që ju kam treguar që nuk janë në pytje paratë po është në pyetje labeli dhe talenti dhe aty duhen që të tregohen vet me punën e tyre.

Çfarë mendoni për muzikën që e bojnë këngëtarët shqiptarë?

Për muzikën që bëhet tek ne nuk kam shumë me komentu. Kur isha në pushime në Kosovë kam vizituar shumë clube edhe i kam pa që muzika tek ne nuk bëhet live po playback dhe asnjë artist nga zhanri i hip hopit se kam pa që bën një shoë me band dhe zërimi mundem me thënë që është shumë i dobët dhe që nuk e kontrollojnë decibelin kështu që nuk kam çka me komentuar më shumë.

A mendoni se këngëtarët shqiptar janë afër yjeve botërore?

Këngëtarët shqiptar që kanë arritë t’i njeh bota. Unë kur kam fol nëpër portale për Action Bronson (Arian Asllani) qysh se para 3 viteve, tani Action Bronson e njohin në shumë vende të botës pastaj e kemi Rita Orën që thuaj është një ambasadore e jona shumë respekt për Riten e kam takuar disa herë, pastaj për mua talent të veçante ka edhe Dafina Zeqiri, që është një artiste e pa zëvendësuar kur flasim për muzikën që e bën ajo.

Për fund ku do të pritni Vitin e Ri?

Viti 2015 pres të punoj prapë me shumë clube të Kosoves të sjelli prapë një emër të madh. Problemi është edhe të sponzorët. Pak a shumë e kam cek shumë herë për ta sjell ICE CUBE, legjendën e Gupit N.Ë.A, po ka qenë problemi vet të Ice Cube sepse është ende tu u marr me punët e veta me filmat që është duke punuar, kështu që më ka premtuar edhe Action Bronson që të shkojmë bashkë në verë 2015. Për Vitin e Ri do të jem në Francë kemi po ashtu shoë, kështu që do të punojë për Silvester, pastaj në janar do iki në Colifornia te dostat e mi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat