Zhvishet stjuardesa turke: Në punë e pret një befasi tronditëse (FOTO/VIDEO)

Mediale Vip

Zhvishet stjuardesa turke: Në punë e pret një befasi tronditëse (FOTO/VIDEO)

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 09:01

Turkish Airline e cila kohët e fundit u kritikua për ndalimin e buzëkuqit nga stjuardesat, së fundmi ata kanë dëbuar nga puna një stjuardesë, pasi bosët e saj gjetëm foto provokative që ajo i kishte bërë për një revistë italiane.
Stjuardesa 31-vjeçara Zuhal Sengul, pavarësisht se ka punuar në kompaninë ajrore kishte edhe një burim shtesë të të ardhurave, të cilat nuk korrespondojnë me bosët e saj.

Stjuardesa Zuhal Sengul është shkarkuar nga puna, kur kompania ajrore turke për të cilën ka punuar, ka mësuar se vajza punonte edhe si një modele. Fotot që i kushtuan vendin e punës ishte e veshur me një veshje provokuese duke nxjerrë në pah atributet e saja të dukshme, transmeton TetovaSot.

Fotot e stjuardesës së Stambollit, krerët e saj e kishin pa në një revistë italiane. Videoja në të cilën ajo shihet me bikini është publikuar në YouTube.

Vitin e kaluar, të punësuarit femra ishin të ndaluar të vendonin buzëkuq. Por pas zhurmës në rrjetet sociale, ndalimi u tërhoq nga kompania duke shpjeguar se kjo ishte e gjitha një keqkuptim i madh./TetovaSot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat