Bleona: Jam krenare për atë që kam arritur, injoranca nuk ka kombësi!

Mediale Vip

Bleona: Jam krenare për atë që kam arritur, injoranca nuk ka kombësi!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:44

Pas shumë komenteve dhe artikujve në lidhje me paraqitjen e këngëtares Bleona Qereti në ‘American Music Awards’, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’. Këngëtarja thotë se asnjëherë nuk ka thënë që shqiptarët nuk më kanë mbështetur, ndërsa hedh poshtë edhe disa shkrime të tjera që thonë se prindërit e saj janë ngujuar në shtëpi pas shfaqjes së saj pothuajse nudo në ‘American Music Awards’. Bleona Qereti nuk nguron t’i quaj disa nga reagimet edhe injorantë.

‘’Zemrat e mia përshëndetje! Dëshiroj te sqaroj sot, disa shkrime qe janë publikuar në media për mua dhe familjen time. E para, nuk kam thëne kurrë që ‘shqiptaret nuk më kanë mbështetur’. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe kam arritur deri këtu vetëm nga ju, fansat e mi besnikë. Sigurisht komentet e injorantëve, kam vendosur t’i injoroj. Injoranca nuk ka kombësi. Shqipëria dhe shqiptaret kanë qene dhe do mbeten gjithmonë ADN-ja ime.

Se dyti, lajmi se familja ime është mbyllur ne shtëpi, është gjithashtu i pavërtete. Ata kane qene mbështetësit e mi ne çdo hap dhe sigurisht janë krenare tek më shohin sot, të realizuar ne atë qe kam ëndërruar gjithë jetën. Ju dua dhe ju falënderoj te gjithëve ju që me mbështetet!’’- përfundon statusin Bleona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat