E ka dhunuar adhuruesja

Mediale Vip

E ka dhunuar adhuruesja

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:43

Aktori problematik Shia LeBeouf ka rrëfyer se është shunuar nga një adhuruese e tij. ai ka rrëfyer se e ka dhunuar një adhuruese e tij e paemëruar gjatë performancës së tij pesëditore në një galeri në Los Anxhelos.

Shia në atë kohë ishte i ulur në një hapësirë të vogël me një qese në kokë dhe vetëm ka heshtur, ndërsa adhuruesit dhe kureshtarët kanë mundur të hyjnë dhe të kalojnë ca kohë vetëm me të. Ai thotë se njëra prej adhurueseve menjëherë pasi ka hyrë brenda ka zhveshur rrobat dhe ka kërcyer mbi të, ndërsa ai për shkak të performancës është dashur të hesht.

“Kishte një kamxhik dhe ka filluar të më godas nëpër këmbë. Ishte lakuriqe, mi ka shqyer rrobat nga trupi dhe më ka dhunuar. I dashuri i saj ka qëndruar përpara dhomës në rend, duke mos ditur se çfarë po ndodh”, ka rrëfyer ai. Aktori nuk ka sqaruar se pse nuk është ndalur dhe as nuk e ka paraqitur rastin e dhunimit të kësaj gruaje, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat