Zëri magjik i Jennifer Lawrence (Video)

Mediale Vip

Zëri magjik i Jennifer Lawrence (Video)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 18:25

Në filmin e radhës të “Hunger Games”, Jennifer Lawrence, përveç aktrimit i është dashur edhe të këndojë si pjesë e skenarit.

Personazhi i saj në film, Katnis këndon “The hanging tree”, njërën prej kolonave zanore të “The Hunger Games: Mockingjay – Part 1”.

Teksti është i “The Lumineers” dhe kompozuar nga James Newton Howard. Ideja fillestare ishte të jepte efektin e dëshiruar në film, por zëri i Jennifer Lawrence ka shkuar përtej. Aktualisht kënga ndodhet në vendin e 29 në rënditjen britanike dhe kjo ishte e paparashikuar edhe për vetë autorët e filmit.

Talenti dhe zëri më siguri do t’i ofronin një të ardhme të suksesshme në botën e muzikës, por për vetë J-Law kjo as që bëhet fjalë dhe këtë e rrëfen vetë regjisori i filmit, Francis Lawrence.

“Me siguri tani thotë që ishte dita më e keqe e jetës së saj dita kur e detyrova të këndojë. Ishte e tmerruar nga fakti që do këndonte, madje qau pak në mëngjes, megjithatë këndoi dhe këndoi gjithë ditën, këndoi bukur. Ishte fantastike!”, thotë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat