Jolie tregon këmbët seksi

Mediale Vip

Jolie tregon këmbët seksi

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:08

Angelina Jolie ka treguar këmbët seksi në fotografitë e fundit të publikuara në revistën Interview.
Bukuroshja e Hollywoodit bëri bujë duke nxjerrë njërën këmbë në tapetin e kuq të çmimeve Oscar në vitin 2012 dhe tani ajo ka nxjerrë të dyja gjymtyrët e saj të gjata në kopertinën e versionit rus të revistës ‘Interview’.

Fotoja e aktores 39-vjeçare vjen në një kohë kur ajo ka pranuar se po e mendon seriozisht një karrierë në politikë.

“Mund t’i futem politikës nëse do e shoh që mund të sjell me të vërtetë ndryshim”, tha të martën Jolie për ‘ITV News’.

Ylli hollivudian i është futur karrierës si regjisore dhe filmi i saj i fundit është ‘Unbroken’. Angelina ka deklaruar se kalimi nga aktrimi në regjisurë nuk ishte i lehtë.

“Nuk e dija se çfarë më priste. Isha gati, por kisha ende shumë për të mësuar”, tha aktorja për Entertainment Weekly.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat