Edhe Elhaida Dani në koncertin e Jessie J.

Mediale Vip

Edhe Elhaida Dani në koncertin e Jessie J.

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:02

Këngëtarja britanike Jessie J., pritet të këndojë në datën 29 nëntor në Tiranë, gjatë festimit të 102-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ndërsa përveç Alban Skenderajt, i cili ditë më parë bëri të ditur se do të performoj në këtë koncert, mësohet se do të jetë edhe këngëtarja Elhaida Dani.

Vetë Dani është shprehur më entuziaste se kurrë që do të ndajë skenën me këngëtaren me famë botërore.

“Jessie J në Tiranë ... Jam kaq e emocionuar të jem mbështetëse e këtij koncerti! Do jap më të mirën time”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat